Situata në Napoli sa vjen e përkeqësohet, ultrasit në protestë: Tregoni respekt, lojtarë mercenarë

Napoli është duke kaluar në një periudhë mjaft të vështirë, kjo jo vetëm sa i përket rezultateve por edhe ambientit brenda në klub. Gjithçka nisi kur presidenti De Laurentis kërkoi që skuadra të qëndronte e grumbulluar në qendrën stërvitore, duke mos i lejuar futbollistët të kthehen në shtëp

Mirëpo, urdhri nuk u zbatua nga lojtarët ndërsa barazimi në Ligën e Kampionëve ndaj Salzburgut, sërish solli një agravim në dhomat e zhveshjes, ku djali i presidentit kërkoi të respektohej urdhri për të qëndruar të grumbulluar, por futbollistët të bashkuar sërish refuzuan. Nga kjo situatë, ato që janë edhe më të pakënaqur janë ultrasit e skuadrës.

Në stërvitjen e sotme, tifozët organizuan një protestë ku nuk munguan thirrjet kundër lojtarëve me shprehjet:Tregoni respekt, mercenarë”. Ndërkohë, janë hedhur edhe disa flakadanë, ndërsa në momentin e hyrjes së autobuzit në stadium nuk munguan fishkëllimat dhe koret. Në këtë mes nuk shpëtoi edhe presidenti De Laurentis, pasi mesa duket ultrasit nuk janë të kënaqur as nga i pari i klubit. Kështu, Napoli është në kaos dhe situata është duke u përshkallëzuar për keq.

/Egi Çabeli-VipSport.al/