Shtiret i dëmtuar me Realin dhe stërvitet normalisht me Uellsin, Bejlit i kthehet buzëqeshja në Kombëtare

Garet Bejl ka luajtur me pikatore në këtë sezon me Real Madrid. Në fakt, sulmuesi do të dëshironte të mos ishte pjesë e madrilenëve, megjithatë në verë ‘galaktikët’ refuzuan një ofertë nga Kina për sulmuesin.

Kështu, marrëdhënia mes lojtarit dhe klubit u ftoh edhe më shumë, ndërkohë nga ana tjetër trajneri Zidan këmbëngulte të mos e kishte në skuadër. Një situatë e komplikuar ku ishin të përfshirë lojtari, trajneri dhe klubi. Në fund, Bejl mbeti në Madrid, mirëpo uellsiani nuk është aspak i lumtur.

Këtë e tregon edhe fakti se në muajin e fundit, sulmuesi nuk është aktivizuar për shkak të një dëmtimi nga grumbullimi i fundit me Uellsin. Por, tashmë që ka ardhur sërish thirrja për t’u grumbulluar me Kombëtaren, Bejl ka zbritur sërish normalisht në stërvitje. Një gjest që ngre shumë dyshime, pasi duket sikur sulmuesi është rikuperuar brenda natës. /Egi Çabeli-VipSport.al/