Shqipëria U17 zbret në fushë, kuqezinjtë pretendojnë ta mbyllin të tretët

Shqipëria U17 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri do të luajë ditën e sotme në orën 16:00 ndeshjen e tretë në kualifikueset e Europianit, takimet e të cilit po zhvillohen në Portugali.

Pasi është mposhtur në dy ndeshjet e para, fillimisht nga organizatorët luzitanë dhe më pas nga Ukraina, kuqezinjtë do të kërkojnë të reagojnë në sfidën e fundit ndaj Gjeorgjisë. Në letër ekzistojnë të gjitha mundësitë për të marrë një rezultat pozitiv. Kundërshtarët aktualisht kanë vetëm një pikë në dy ndeshje dhe renditen në vendin e tretë.

Shqipëria në rast triumfi mund t’i parakalonte duke iu marrë pozicionin e tretë në klasifikim, e për të mos e mbyllur këtë turne me shije të hidhur. /Egi Çabeli-VipSport.al/