

Shqipëria U17 e ka mbyllur me një pikë në tre ndeshje, kompeticionin zyrtar të UEFA-s për kualifikueset e Europianit. Kompeticion i cili është zhvilluar në Portugali.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri janë mposhtur në dy ndeshjet e para nga vendi organizator Portugali dhe më pas në të dytën nga Ukraina. Megjithatë, në sfidën e tretë, djelmoshat e mbyllën në barazim 0-0, duke marrë edhe pikën e parë në këto ndeshje, edhe pse pa shënuar asnjë gol.
Megjithatë, kualifikimi në raundin elitë pavarësisht dëshirës ishte i vështirë, duke marrë parasysh faktin se në të bënin pjesë Kombëtare si Portugalia apo Ukraina. Ndërkaq, kuqezinjtë e kësaj grupmoshe ia kanë dalë edhe në të kaluarën të marrin pikë dhe të bëjnë mirë teksa dy edicionet e kaluara i kanë mbyllur me nga tre pikë të grumbulluara.
Rezultati përfundimtar:
Shqipëri U17- Gjeorgji U17 0-0
Formacionet zyrtare:
Shqipëria U17: Simoni, Mehmeti, Preka, Mitaj, Papa, Gjuzi, Mata, Kasemi, Dervishi, Janaqi, Asallari
Trajner: Elvin Beqiri
Gjeorgji U17: Karzhiladze, Zosiazhvili, Avaliani, Kvadagiani, Ubilava, Abuashvili, Mamageishvili, Gagnidze, Çketiani, Mamageishvili, Gvishiani
Trajner: Xhorxh Çitauri
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme
Faqet e para të “Panorama Sport”.
Starova: Derbit janë zgjidhur shpesh në sekondat e fundit, lojtarët e huaj nuk e njohin
Ish-trajneri i Tiranës dhe Partizanit, Sulejman.
VIDEO / Kërce si Gasperini! Festa e Atalantës pas fitores pushton rrjetet sociale
Kualifikimi i Atalantës ka qenë një.
E vlerëson edhe La Liga, Sadiku në formacionin më të mirë të javës
Dy golat e shënuar në fundjavë.
Leave a Comment