Shqipëria U17 është shumë e fortë për ekipet tona, fitojnë miqësore me goleadë

Shqipëria U17 është grumbulluar prej ditësh duke qenë se javën e ardhshme do të marrë pjesë në një turne zyrtar që do të zhvillohet në Portugali. Kuqezinjtë e vegjël ndodhen në grup me Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë aty ku shpresat për të bërë një paraqitje të mirë janë të mëdha.

Ditën e djeshme, kuqezinjtë e vegjël kanë zhvilluar një test miqësor me Shkëndijën e Durrësit, duke e fituar me rezultatin e thellë 6-0. Natyrisht, kjo fitore nuk do të thotë shumë për formën e kuqezinjve duke parë se përballë nuk kishin ndonjë skuadër me të cilën mund të masin forcën reale, megjithatë atmosfera duket pozitive.

Shqipëria luan fillimisht me Portgualinë vendase në datën 13 nëntor, teksa më 16 nëntor do të përballet me Ukrainën. Ndeshjen e fundit, kuqezinjtë e zhvillojnë në datën 16 nëntor teksa pas pak ditësh, kuqezinjtë e drejtuar nga Elvin Beqiri pritet të udhëtojnë në drejtim të Portugalisë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/