

Antuan Grizman e pranon që e ka shumë më të vështirë të përshtatet me mënyrën e lojës së Barcelonës, pasi deri tani ishte mësuar me një lloj tjetër loje, që i garantonte atij të shënonte gola me shumicë kur ishte pjesë e Atletiko Madrid, apo siç bën në përfaqësuesen e Francës. Por të kalatanasit, ai nuk ka arritur ende të përshtatet me skemat e tyre aq sa duket se i riu Fati po arrin të luajë më mirë rolin e mbështetësit të dyshes Mesi-Suarez sesa francezi.
Sipas Grizman, ka një shpjegim të thjeshtë për arsyen se pse ai nuk është ende në nivelet e kërkuara te Barcelona. “Unë nuk di si të dribloj, më pëlqen të prek një apo dy herë topin ndërsa ec me shpejtësi. Më pëlqen që të kem topin e pastër para dhe të gjuaj drejt portës”, shpjegoi ai arsyen e cila sipas tij po e pengon për momentin që të bëjë diferencën te Barcelona ku i jepet prioritet mbajtjes së topit.
Sulmuesi ka qenë në epiqendër të kritikave që në momentin kur zbarkoi në radhët e klubit katalanas, duke filluar që nga mënyra se si e bëri një gjë të tillë duke u larguar nga Atletiko Madrid mes polemikave për pagesën e kartonit të tij. /vipsport.al/
more recommended stories
Liga e Kampionëve / Të hënën hidhet shorti, Realin e pret një përballje “ferri”
Mbrëmjen e sotme do të luhen.
Ish-mbrojtësi i Juventusit: Na dhuruan nga një Ferrari, aty mësova urinë për të fituar
Pak sezone më parë, Juventusi merrte.
Sherret me trajnerin Tuhel, Mbape merr vendimin për çështjen e rinovimit
Kilian Mbape është kthyer në një.
Dominimi i anglezëve sezonin e shkuar nuk ishte rastësi, të gjithë britanikët kalojnë fazën e grupeve
Mbrëmjen e djeshme janë luajtur disa.
Leave a Comment