Shënoi golin e javës në Rusi, sulmuesi i Juventus: Ishte meritë e Bonuçit, Dibalës dhe Higuain

Duglas Kosta ishte njeriu i ndeshjes për Juventusin në mesjavë në sfidën e Champions League ndaj Lokomotivës së Moskës. Edhe pse braziliani u aktivizua nga stoli, kjo nuk e pengoi për të shënuar golin e fitores në minutën e 93. Një gol i cili ishte komplet meritë e sulmuesit dhe që u zgjodh si realizimi i javës në Ligën e Kampionëve.

Së fundmi, Duglas Kosta ka treguar edhe prapaskenat e golit teksa shprehet se në atë moment kishte meritë Bonuçi dhe Dibala. “ Isha në pozicionin e trekuartistit por kisha vështirësi në atë vendosje për të gjetur hapësira. Dhe duke folur me Bonuçin dhe Dibalën, më thanë se mund të spostohesha në të majtë. Kur kalova dy mbrojtësit, pashë që kisha hapësirë për të sulmuar portën.

Por edhe Higuain ishte inteligjent për të më dhënë atë pasim me takë, ia dola të tregohesha i ftohtë dhe shënova. Ishte një aksion shumë i bukur me Higuain që lexoi mendjen time. Mendoj se ishte goli më i bukur në karrierën time. Nuk jam mësuar të heq bluzën pas një goli, por ishte një moment çlirimi”, u shpreh Kosta.

/Egi Çabeli-VipSport.al/