

Orges Shehi e ka cilësuar një fitore karakteri atë të siguruar nga Skënderbeu ndaj Bylisit. Në fjalët e tij në “Sport News Plus”, ish-futbollisti e trajneri i korçarëve, kritikoi edhe Bylisin për mënyrën se si kishte lënë t’i iknin pikët nga duart.
“Dejvi sulmoi nga krahët, mori dy penalltitë dhe rezultoi efikase zgjedhja që u bë me modulin e ri. Kjo është fitore karakteri, i duhej kjo fitore Skënderbeut për situatën që kaloi dhe duke e ditur që kanë grup të ri, mori fitore të merituar.
Bylisi luajti me dëshirë, muskuj e grinte, por pa mend. Nuk ishte skuadra e cila me Teutën kur ishte në barazim, u kthye për të ruajtur pikë. Këtu kaloi në avantazh dhe e pësoi. U hodh e gjithë skuadra në sulm dhe e perceptuan se është fundi i botës të barazonin me Skënderbeun. Duke dalë qendërmbrojtësit në sulm u shthurën e dolën nga detyra, luajtën pa mend, luajtën me grinte e vrull e pastaj e pësuan”, tha Shehi. /vipsport.al/
more recommended stories
FOTO / Volejbollistja e Kombëtares përfaqëson Shqipërinë në “Miss Universe”, paraqitet si mbretëreshë Teuta
Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar finalja.
Fitorja me Partizanin i kushton katër titullarë Bylisit
Bylisi fitoi me Partizanin por duket.
Reagim publik i Shkëndijesë, tetovarët ankohen dhe pretendojnë se arbitrat abuzuan me drejtësinë në sfidën ndaj Vardar
Shkëndija e Tetovës ka përpiluar në.
Kosova zyrtarizon miqësoren në Katar, Dardanët test me Suedinë para Ligës së Kombeve
Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë.
Leave a Comment