Shaland zbulon lojtarin kryesor të Kosovës: “Nuk e di çfarë ndodhte nëse ai luante në dy ndeshjet e fundit”

Kosova e humbi mundësinë e kualifikimit në Euro 2020 vetëm në dy ndeshjet e fundit kualifikuese, megjithatë Dardanët do të provojnë sërish në muajin mars përmes Ligës së Kombeve, ku fillimisht kanë për të luajtur një gjysmëfinale ndaj Maqedonisë. Por, gjërat mund të kishin shkuar ndryshe për Kosovën edhe në këto dy ndeshje të fundit përballë Çekisë dhe Anglisë.

Dardanët u penalizuan shumë nga mungesa e sulmuesit kryesor të skuadrës, Vedat Muriqi. 25-vjeçari pati një dëmtim dhe nuk mund të ishte i gatshëm. Edhe trajneri Bernard Shaland e pranoi se mungesa e Muriqit ndikoi, ndërsa zvicerani u shpreh se për të ai është numri një. “ Vedat Muriqi është një lojtar cilësor, për mua ai është numri një. Ne kemi pasur Atdhe Nuhiun, që shënoi një gol në Çeki. Gjithashtu e kemi pasur edhe mungesën e Zenelit, që ka qenë lojtar i shkëlqyer.

Ne duhet të luajmë edhe me lojtarë të tjerë. Mund të jetë e rëndësishme që numrat 13, 14 dhe 15 të luajnë mirë sepse mund të kemi edhe lëndime tjera. Vedati ishte i rëndësishëm për ne në këto dy ndeshje. Nuk e di se çfarë do të ndodhte nëse Muriqi do të luante në dy ndeshjet e fundit”, tha Shaland.

/Egi Çabeli-VipSport.al/