Shaland i bindur: S’na tremb Çekia, pres një shtatore në rast kualifikimi

Bernard Shaland, trajneri i përfaqësueses së Kosovës në prag të sfidës me Çekinë është optimist dhe ka besim se lojtarët që ka grumbulluar do të jenë në formën e tyre më të mirë. Sipas trajnerit të dardanëve, skuadra ka mundësi që të jap më të mirën dhe të marrë pikët e plota në këtë ndeshje.

Në konferencën për shtyp, një ditë para sfidës, Shaland ka pohuar: “Ne jemi gati sepse ndryshe do të qëndronim në Prishtinë dhe nuk do të ishim këtu. Anglia është ekipi më i fortë në këtë grup. Nuk jam i befasuar nga fitorja e Çekisë ndaj Anglisë. Kundërshtari i radhës ka një ekip të fortë. Ne e kishim të qartë se do të merrnim pjesë në një grup mjaft të fortë, kështu që edhe për kualifikimin nuk është e lehtë, na duhet ende shumë punë për të bërë, – tha Shaland fillimisht.

Muriqi

Në lidhje me mungesën e sulmuesit kryesor Vedat Muriqi, trajneri i Kosovës ka shtuar se: “Mungesa e Muriqit është problem, sepse nuk kemi një lojtar me karakteristikat e tij që ta zëvendësojmë. Ai është një futbollistë cilësor, por besoj se ai që do të luajë nesër në sulm do të bëj shumë mirë sepse e ka të qartë synimin që ne kemi”.

Formacioni

I pyetur se do të ndryshojë nga skema e zakonshme duke qenë se mungon Muriqi, trajneri Shaland tha se: “Është puna ime që të marr vendime dhe të vendos për formacionin. Kështu që nuk und të deklaroj në konferencë për sistemin se si mund të luajmë. Ajo që mund të them është s epika më e rëndësishme nuk do të jetë mënyra se si do të luajmë, por diçka tjetër”.

Kundërshtari

Shaland nuk dëshiron që të merret me deklaratat e kampit kundërshtar, e madje sipas tij e rëndësishme në këtë moment është që skuadra të jap më të mirën dhe të hedh një hap drejt kualifikimit në ndeshjen në Çeki. “Nuk është puna ime që të komentoj deklarata e kampit kundërshtar. Unë e di se kush jemi ne dhe kush janë kundërshtarët tanë. Nuk është se e ndiejmë shumë presionin. Është kënaqësi që jemi deri këtu, duke paraqitur këtë nivel. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme për t’u kualifikuar dhe jemi këtu për të synuar kualifikimin dhe jo për t’u marrë me kundërshtarin apo deklaratat që ata japin”.

Dekorimi

Ish-presidentit të Amerikës Bill Klinton i kanë bërë një shtator nderi, për shkak të ndihmës që i dha Kosovës. I pyetur se e pret edhe Shaland nëse kualifikon Kosovën, që të ketë edhe ai një të tillë, trajneri ka pohuar me humor: “Po, e pres nëse kualifikohemi”.

E.S./Vipsport.al/