Trajneri i Anglisë U21 i frikësohet Shqipërisë: Skuadër e mirëorganizuar, të rrezikshëm në kundërsulm

Shqipëria U 21 mori në ndeshjen e kaluar kualifikuese të europianit të kësaj grupmoshe teksa mposhti Kosovën. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të kërkojnë të përsërisin veten, edhe pse vështirësia do të jetë maksimale me një kundërshtar si Anglia U 21.

Kombëtarja do të presë britanikët të cilët renditen në vendin e parë në grup më datën 15 nëntor. Para ndeshjes me kuqezinjtë, trajneri i Anglisë, Eidi Bothrojd, ka pasur vlerësime për të besuarit e Bushit. Tekniku i “ Tre Luanëve”, është shprehur se kuqezinjtë janë një skuadër e organizuar mirë dhe e rrezikshme në kundërsulm.

“ Kemi para dy ndeshje të vështira, transferta të cilat do të jenë një sfidë e mirë për skuadrën. Shqipëria është një skuadër e mirëorganizuar, e fortë fizikisht. Do të jetë e vështirë për t’i thyer, ndërsa janë një rrezik në kundërsulm. Por, kemi një shans për të konsoliduar pozitat në krye të grupit”, u shpreh trajneri i Anglisë U 21. /Egi Çabeli-VipSport.al/