Selman Stermasi” jashtë funksioni për këtë javë, Partizani njofton zhvendosjen në Elbasan

Partizani nuk do të ketë mundësi për të luajtur në kryeqytet kësaj jave teksa stadiumi “Selman Stermasi” nuk do të jetë në dispozicion për shkak të mbjelljes së fushës.

Të gjendur në këtë situatë, të kuqtë janë detyruar të zhvendosen në Elbasan, për të zhvilluar ditën e hënë ndeshjen me Laçin. Këtë e ka njoftuar edhe vetë klubi i Partizanit nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale.

Kështu, tifozët e kuq duhet të sakrifikojnë këtë herë për të ndjekur ekipin e zemrës, teksa përballë është një rival i vështirë si Laçi. Megjithatë, synimi i Partizanit është të vazhdojë edhe pas kësaj jave të qëndrojë në krye të Superiores.