Selahi i tregon të gjitha, nga ëndrra për të luajtur ndaj Francës te idhulli Modriç e debati Mesi-Ronaldo

Lindon Selahi ka zgjedhur që nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga klubi I Tuentes, të tregojë diçka nga jeta e tij. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka treguar si po ambientohet në Holandë, idhullin e tij, dëshirën për të luajtur ndaj një prej më të fortëve në botë kundër Francës, apo edhe për rivalitetin mes Mesit dhe Ronaldos duke dhënë versionin e tij. Më poshtë janë disa nga përgjigjet e Selahit të dhëna në videon e publikuar nga klubi holandez.

Lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur përkrah apo kundër
“Unë luaj me shumë lojtarë të mirë, por javën e ardhshme do të luaj kundër Francës me ekipin kombëtar dhe atje do të luaj me një ndër lojtarët më të mëdhenj”

Si është të jetosh në Holandë
“Është thuajse njëlloj si në Belgjikë, ndaj nuk ka shumë diferencë. Mund të përshtatem shumë shpejt dhe jam shumë i lumtur që jam këtu edhe pse është ftohet dhe ka shumë shi”.

Videolojërat që luan
“Kam luajtur “Fortnite” deri në sezonin e kaluar, ky i fundit nuk më pëlqen ndaj kam marrë lojën e re “Call of Duty” dhe po argëtohem”

Cili është idhulli i tij
“Është luka Modriç pasi luaj në të njëjtin pozicion. Shoh gjithmonë videot e tij në YouTube dhe mundohem të luaj si ai pasi është një nga mesfushorët më të mirë në botë”.

Ndeshja e tij e preferuar te Tuente
Ishte ndeshja ime e parë kundër PSV, stadiumi ishte i shkëlqyer, edhe fansat. Bëmë rezultat të mirë ndaj një skuadre të mirë. Kur hyra në stadium për herë të parë isha si një fëmijë i vogël, në një stadium të madh, ishte mahnitëse”.

Mesi apo Ronaldo?
Ronaldo sigurisht, lojtari më i mirë në historinë e futbollit”.

Barça apo Real?
Real!”

Ku do të luante nëse nuk do të ishte mesfushor?
Do të dëshiroja të isha sulmues pasi dua të shënoj shumë gola si çdo lojtar. Më pëlqen mesfusha, por sulmues do të ishte mirë gjithashtu”. /vipsport.al/