Rrëfimi i Mirabelit: Bonuçin e kam gjobitur me 100 mijë euro, Raiola i ka marrë 100 milionë Milanit

Ish-drejtori sportiv i Milanit,  Masimiliano Mirabeli është rikthyer të flasë për Milanin. Mirabeli ka zbuluar se në momentin kur ka rinovuar me portierin Donaruma ia ka dalë të mos shpenzojë asnjë euro për agjentin Raiola.

Ndërsa, shprehet se në të kaluarën Raiola ka përfituar 100 milionë euro prej Milanit. Ndër të tjera, Mirabeli ka zbuluar edhe se ka ndëshkuar me një gjobë prej 100 mijë euro Leonardo Bonuçin pas një përjashtim me karton të kuq, kjo për arsye se ai duhej të jepte shembullin e duhur si kapiten i skuadrës në atë kohë. “ Sipas meje Donaruma është një nga portierët më të mirë në botë. Nëse kërkon ta mbajnë nuk shoh vështirësi për të firmosur me të edhe për tre vitet e ardshme. Kur ia doli një budalla si unë, pse nuk mund bëjnë këtë kampionët që janë te Milani? Të rinosh me Donarumën dhe të mos i japësh asgjë agjentit të tij… Ku është problemi sot? Para se të vija unë, ka marrë 100 milionë euro nga Milani. Unë kam parë letrat.

Bonuçi? Ai është një profesionist i madh. I ndodhi një problem pasi i thashë se duhej të ishte një shembull për të tjerët. Pas një përjashtimi me karton të kuq ndaj Xhenoas, i dorëzova një gjobë prej 100 mijë eurosh. I thashë se duhej ta pranonte si kapiten dhe se duhej të japë shembull për të gjithë”, u shpreh Mirabeli.  /Egi Çabeli-VipSport.al/