Rrëfimi i ish-kryetifozit të Napolit: De Laurentis imoral, donte të rrihte Edi Rejan

Situata te Napoli është bërë e padurueshme, sidomos për tifozët, të cilët janë të irrituar me lojtarët që dolën kundër klubit, por sidomos me presidentin Aurelio De Laurentis i cili me veprimet e tij ka sjellë një krizë e cila kurrsesi nuk mund të zgjidhet në mënyrë paqësore e rrezikon shpërbërjen e plotë të skuadrës. Këtë ndjesi e shpjegon më së miri Xhenaro Montuori, ish-kryetifozi i Napolit, i cili tashmë është gazetar në mediat lokale në qytet.

“De Laurentis është i pasjellshëm. U desh Ançeloti që zëri ynë të dëgjohej për padrejtësitë ndaj klubit aty ku duhej, kur duhej ta bënte De Laurentis këtë!”, ishin fjalët e tij për “CalcioNapoli24” duke kujtuar deklaratat e trajnerit pak ditë më parë përballë shefave të gjykimit të Ligës së futbollit. “De Laurentis është imoral, ka ardhur koha që të qetësohet. Më kujtohet që donte edhe të rrihte Edi Rejan”, kujtoi ish-kryetifozi i napolitanëve i cili njeh shumë mirë ambientin dhe atë që ndodh në klub.

Një deklaratë e çuditshme kjo sa i përket presidenti të klubit të Napolit, i cili ka thënë gjithmonë se një nga personat të cilëve u beson më shumë në fushën e futbollit është pikërisht trajneri aktual i përfaqësues shqiptare të futbollit. /vipsport.al/