Rikthehet mbrojtësi i Shpresave të Kosovës, Flamurtari luan sezonin pas dy javësh

Pas ndeshjes me Partizanin, Luan Birçe që po bën edhe trajnerin në Vlorë e tha hapur se finalja e sezonit është ajo e pas dy javëve në Vlorë, ndaj Luftëtarit. Dy skuadra me histori dhe që kanë pasur marrëdhënie mjaft të mira ndër vite.

Por, tashmë është ndryshe, si kuqezinjtë ashtu edhe bluzinjtë janë në pikë të hallit dhe diskutojnë mbijetesën…Në Vlorë në 90-të minuta do të luhet shumë, pasi një fitore e Flamurtarit i mban në garë për të shpresuar te mbijetesa dhe ndërlikon pozitat e Luftëtarit.

Një humbje e vlonjatëve, apo edhe një barazim në Vlorë, atëherë do të thoshte që me “të dyja këmbët” vlonjatët në sezonin e ardhshëm luajnë në të Parën…

Skuadra është lënë dy ditë pushim, ndërsa nesër nis puna për Luftëtarin, ku trajneri Luan Birçe shpreson që ta ketë skuadrone  plotë, e madje të ketë gati edhe Lirim Memën që u konsiderua si një afrim i bujshëm në verë, ndërsa këtë periudhë Birçe do ta shfrytëzojë si një minifazë në mënyrë që skuadra të marrë ngarkesa dhe të përballojë më së miri sfidat e mbetura….