Replika për datëlindje, politikani italian Salvini “thumbon” Suson: Shpresoj që babagjyshi të dhurojë shpejtësi

Dita e sotme ka qenë e veçantë për sulmuesin e Milanit, Suso. Anësori spanjoll ka festuar datëlindjen e 26 teksa faqja zyrtare e kuqezinjve e ka uruar futbollistin. Ndërkohë, në komentet të cilat uronin Suson, ra në sy edhe komenti i politikanit italian, Mateo Salvini.

Salvini njihet si një tifoz i madh i kuqezinjve, ndërsa në shumë rase ka kritikuar kuqezinjtë pasi nuk është i kënaqur me rezultatet e “ Djallit”. Dhe në këtë rast Salvini ka lëshuar një mesazh ironik drejt Susos, duke i uruar datëlindjen dhe shpresuar se babagjyshi i vitit të ri do t’i dhurojë sulmuesit pak më shumë shpejtësi. “ Urime! Shpresoj që babagjyshi i Krishtlindjeve të të sjellë pak më shumë shpejtësi, grinte dhe dëshirë për të luajtur”, ishin fjalët e Salvinit.

Por, nuk ka munguar edhe replika thumbuese e Susos, i cili i kthehet në të njëjtën mënyrë. “ Me shpresën se babagjyshi i Krishtlindjeve të të sjellë pak më shumë shpejtësi, grinte dhe dëshirë për një administrim më të mirë, shumë më të mirë, të një vendi që e dua shumë”, ishte përgjigja e Susos.  /Egi Çabeli-VipSport.al/