Renditja, IPKO Superliga / Flamurtari fiton në transfertë, sulmuesi shkodran shënon në suksesin e Vushtrrisë

Flamurtari i Prishtinës u rikthye te fitorja, teksa mposhti 1-2 me përmbysje skuadrën e vendit të fundit të kampionatit, Dukagjinin e Klinës në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të IPKO Superligës së Kosovës.

Me këtë fitore, skuadra kryeqytetase, konsolidon edhe më shumë pozitat në “mesin e artë”, ndërsa, një fitore shprese mori edhe Vushtrria, që triumfoi 3-1 në shtëpi ndaj Ferizajt.

Jasmin Raboshta, sulmuesi shkodran që ka luajtur me disa ekipe në Superiore dhe në Kategorinë e Parë ka shënuar për Vushtrrinë në ndeshjen e sotme.

Pas javës së 15-të, kampionati elitar në Kosovë kryesohet nga Ballkani e Gjilani me nga 31 pikë, ndërsa aktualisht mbyll renditjen Dukagjini që ka 7 pikë dhe ndodhet në vendin e fundit. Ja rezultatet e ndeshjeve të sotme dhe renditja pas javës së 15-të…

Java e 15 / Rezultatet e sotme

Dukagjini-Flamurtari 1-2

Vushtrria-Ferizaj 3-1