Reja pranon rinovimin dhe rekordin e moshës: Shqiptarët besojnë të ne italianët më shumë seç besojmë ne te vetja jonë

Federata Shqiptare e Futbollit dhe trajneri Edi Reja duket se kanë arritur në pikën e përbashkët e kanë gjetur akordin për të vazhduar bashkëpunimin edhe për katër vitet e ardhshme.

Edhe pse mungon zyrtarizimi, ka qenë tekniku 74-vjeçar, i cili në një prononcim për mediat italiane është shprehur se përpara ka një projekt të bukur dhe sfidues që i jep shumë entuziazëm. Sakaq, Reja shprehet se nëse është trajneri më i vjetër në qarkullim, atëherë i bëhet qejfi. “ Është një sfidë e bukur dhe një projekt sfidues që më jep shumë entuziazëm.

Do të kem edhe supervizimin e të gjithë strukturave dhe nëse jam trajneri më i vjetër në moshë, atëherë për këtë më bëhet qejfi. Ky është një vend me shumë jetë, i banuar nga njerëz të cilët kanë një konsideratë të lartë për ne italianët. Mbase besojnë të ne më shumë seç besojmë ne te vetja jonë”, u shpreh Reja.

/Egi Çabeli-VipSport.al/