Reja: Ndeshja me Andorrën nuk harrohet pa nxjerrë leksione, Franca na lejon të dalim në lojën tonë

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka dalë në konferencë për shtyp në prag të takimit kundër Francës, ku ka folur për ndeshjen por njëkohësisht edhe për të ardhmen si edhe mundësinë për të marrë drejtimin e një skuadre kombëtare më herët. Ai u ndal edhe në aspektin taktik të Kombëtares, teksa shtoi se i di mirë pikat e dobëta të Francës.

Franca? Nuk mendoj se aspekti taktik është më e rëndësishmja sepse protagonistët vendosin fatin e ndeshjes. Roshi luan në krah dhe ai gjithmonë luan në të majtë ose të djathtë. Kemi mënyrën tonë se si luajmë dhe me këtë mënyrë kemi shanset tona kundër çdo kundërshtari dhe Francës. Dimë se ku Franca mund të na vërë në vështirësi por dimë edhe se ku e vëmë ne. Duhet të jemi gati të shfrytëzojmë çdo rast minimal që na jepet.

Ekip kombëtar më herët? Dua të komplimentoj trajnerin Deshamp që është kampion bote dhe titullin më i miri. Kam punuar në Itali dhe çdo javë duhet një impenjim ndryshe me mediat dhe është diçka stresuese. Në Kombëtare është ndryshe dhe ke kohë të rikuperosh dhe zgjedhësh. Ka më shumë përgjegjësi sepse përgjegjësia bie mbi trajnerin. Më tha Deshamp se ishte i kënaqur me punën e bërë dhe se stresi nuk është si te Juventusi ku ka shumë kërkesë rezultati.

Më vjen keq që nuk erdha më herët që të kisha mundësi të njihja më shumë ekipin dhe të kishim ekip më të përgatitur për këtë ekip. Mund të merrnim rezultate më të mira me më shumë kohë por për të ardhmen premtoj se do të ketë rezultate më të mira.

Kemi mungesa si Cikalleshi, Abrashi apo Xhaka me probleme muskulore. Ky ekip na mundëson të kemi lojtarë të të njëjtit nivel për të zëvendësuar lojtarët e dëmtuar. Ata që do të luajnë nesër do të jenë mëse të përgatitur për të përballuar ndeshjen. Franca është kampion bote por nuk është i pathyeshëm. Kemi bërë strategjinë dhe planin tonë e shpresoj ta shoh të aplikuar në fushë.

Besim në rezultat pozitiv? Ne hyjmë në fushë çdo ndeshje për të fituar. Kundër Andorrës gabuam psikologjikisht dhe humbëm shumë raste por pësuam edhe gola të evitueshëm Hysaj tha ta harrojmë atë ndeshje por jo pa nxjerrë leksione. Andorra nuk shënonte në transfertë prej 9 vitesh por ne na shënoi dy gola. Franca na lejon të dalim në lojën tonë dhe do të kemi disa raste”, tha Reja. /VipSport.al/