Refuzimi i Xhakës për Kombëtaren ndryshon listën, një tjetër mesfushor pritet në grumbullim

Taulant Xhaka u la jashtë listës nga trajneri Edi Reja për ndeshjen e muajit të shkuar teksa këtë radhë u grumbullua për takimet ndaj Andorrës dhe Francës. Kjo zgjedhje për t’u lënë jashtë duket se nuk i ka pëlqyer aspak mesfushorit i cili ka refuzuar të bashkohet me ekipin Kombëtar dhe ka shtuar se është i dëmtuar.

Në fakt, futbollistët janë bashkuar me Kombëtaren në të shkuarën dhe në rast dëmtimesh janë larguar më pas teksa Xhaka ka zgjedhur që të mos bashkohet fare me ekipin Kombëtar. Ky refuzim, i ka hapur derën një tjetër futbollisti që të bashkohet me Kombëtaren dhe bëhet fjalë për Ergys Kaçen.

Mesfushori po aktivizohet rregullisht me skuadrën e AEL Larisës në kampionatin grek duke u kthyer në protagonist me asiste dhe lojën e tij. Ai ishte pjesë e listës shtesë dhe pritet që të bashkohet sot me ekipin Kombëtar për të zënë vendin e Taulant Xhakës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/