Pushimet e Kombëtares nuk i bëjnë punë Kontes, Interi në Torino me 5 mungesa

Interi luan nesër një ndeshje shumë delikate në transfertë, aty ku përballë do të ketë skuadrën e Torinos. Zikaltërit natyrisht kërkojnë fitoren për të mbajtur vendin e dytë dhe për të qëndruar pranë Juventusit, teksa fusha e Torinos i ka sjellë jo pak probleme në vitet e fundit.

Skuadrat rikthehen në fushë pas pushimeve nga ekipet Kombëtare, teksa kjo periudhë nuk e ka ndihmuar shumë skuadrën e drejtuar nga Antonio Konte. Në ndeshjen e nesërme, zikaltërit përballen me mungesa të shumta, ku natyrisht ajo e Sensit i djeg më shumë teksa e rëndësishme është edhe mungesa e Politanos.

Sa i përket të tjerëve, jashtë mbetet sërish Aleksis Sançez teksa edhe Asamoah dhe Galiardini nuk do të jenë nesër me skuadrën. Danilo Dambrosio e ka lënë pas dëmtimin dhe nesër pritet të jetë me skuadrën edhe pse jo në gjendjen më të mirë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/