Problemet s’kanë të sosur te Besa, largohet portieri titullar

Në Kavajë duket se problemet janë bërë “njësh” me skuadrën. Lojtarët kanë nisur që të largohen pa mbaruar pjesa e parë e sezonit. Nga skuadra është larguar portieri Princi Çali.

Nuk dihen arsyet, ndonëse flitet e mund të jenë edhe financiare. Besa ka një ndeshje delikate në fundjavë pasi do të luajë me skuadrën e devollit në transfertë. Kavajasit nëse lënë pikë edhe në këtë ndeshje “mbyllin hesapet” edhe për këtë sezon me Superioren.

Ndërkohë, Besa tashmë i duhet që të vendosë në portë një djalosh të ri. Pjesë e skuadrës së parë janë dy “gardianët” që luajnë edhe me moshat. Bëhet fjalë për Dobjanin dhe Patoshin.

Kujtojmë që dy portierët që kanë qenë edhe në sezonin e shkuar pjesë të skuadrës së parë, tashmë do të rivalizojnë deri në fund të pjesës së parë të sezonit për të zënë një vend titullari te Besa. Për t’u theksuar se në katër ndeshje ka luajtur edhe Dobjani, që në Kavajë e shohin dhe si një portier me të ardhme…

E.S./Vipsport.al/