Probleme me sulmin, Shkëmbi zhvillon seancë ekstra para Luftëtarit

Teuta e këtij sezoni ka investuar shumë në merkato duke afruar lojtarë cilësorë nga tregu vendas, por edhe sidomos dy të huajt. Abdul Khalid si dhe Nikaç. Pa harruar edhe Arlind Kalanë. Mirëpo që të tre janë ende larg golit.

Sulmuesit e Teutës kanë nga tetë javë që nuk shënojnë, sidomos dyshja Khalid-Nikaç. Ky i fundit ka shënuar pikërisht që në ndeshjen e zhvilluar me Luftëtarin në Durrës. Ndonëse trajneri Blendi Shkëmbi u ka dhënë hapësirat e duhura, lojtarët nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës, e madje, ka pasur jo pak kritika sidomos pas sfidës në Ballsh.

Jo më kot edhe në seancën e sotme, trajneri Blendi Shkëmbi është marrë shumë edhe me repartin e avancuar, aty ku kualitetet nuk mungojnë, por që deri më tani janë ende larg pritshmërive…

E.S./Vipsport.al/