Probleme me financat te Devolli, largohet trajneri Nica

Devolli po bënte një paraqitje dinjitoze në Kategorinë e Parë, por duket s humbja me Apoloninë dhe për më tepër mungesa e financave dhe vonesat në rroga, ka bërë që trajneri Stavri Nica të largohet nga skuadra që këtë sezon është rikthyer në Kategorinë e Parë.

Nica mori një vit më parë drejtimin e skuadrës së devollit dhe pati një ecuri mjaft të mirë dhe arriti që të ngjisë direkt në Kategorinë e Parë, duke arritur një sukses të madh, pasi nuk pati asnjë humbje.

Mirëpo situata financiare duket se nuk i ka pëlqyer teknikut, që ka pritur të kishte zgjidhje dhe ditën e sotme ka vendosur që të largohet, ndërsa në klubin devolli po mundohen që ta mbajnë të fshehtë lajmin për largimin e trajnerit durrsak….

E.S./Vipsport.al/