Politika e çuditshme e FSHF-së me tifozët nuk funksionin, Kombëtarja luan e vetme në Elbasan

Shqipëria do të luajë të enjten ndeshjen e parafundit në kualifikueset e Europianit, aty ku do të synojë një fitore për të rritur më shumë moralin për ndeshjen kundër Francës. Pikërisht kjo ndeshje, ka lënë në heshtje ndeshjen me Andorrën dhe tifozeria kuqezi duket se nuk ka shumë interes për të shkuar drejt Elbasanit.

Sipas asaj që raporton vetë FSHF, deri më tani janë shitur vetëm 2 mijë bileta për ndeshjen e parafundit të kuqezinjve. Kjo statistikë, në fakt lë shumë për të dëshiruar dhe nxjerr edhe një herë hapur dështimin e FSHF-së për të afruar tifozët me skuadrën. Ndoshta, edhe mënyra që FSHF kishte zgjedhur për këtë ndeshje.

Tifozët u detyruan që të blejnë një ndeshje për Andorrën nëse do të donin që të shihnin Francën. Biletat për ndeshjen ndaj “gjelave”, nisën të shiteshin dyshe në mënyrë që të afrohen sa më shumë tifozë dhe kjo politikë i ka zhgënjyer tifozët që kanë mbetur të shumtë pa një biletë për ndeshjen kundër Kampionëve të botës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/