Polemika Starova-Bulku në studio: Ku e gjetët këtë Qosen? Kjo skema po luan nga fiqiri Hysajn e Roshin

Një debat rreth kombëtares është ndezur në studion e “Pressing” me Sulejman Starovës dhe Ervin Bulku, aktualisht zëvendëstrajner në stafin e përfaqësueses shqiptare.

“Ku e pe dominimin me Turqinë?”, ishte batuta e Starovës pas një deklarate të Bulkut që ndezi debatit i cili zgjati në vazhdimësi. “A mund të ma thuash ku e keni gjetur këtë Qosen që luajti titullar”, vijoi Starova. “Nuk e njihni ju por ne e ndjekim prej 2 vitesh që luan, e njohim mirë”, u përgjigj Bulku rreth surprizës së aktivizuar nga minuta e parë ndaj Francës. “Nuk them gjë po t’i kishit dhënë minuta më përpara, t’ia kishte dhënë me kohë”, tha Starova.

Më pas, kur Bulku shpjegoi pse luhej 3-5-2, Starova iu kundërvu përsëri. “Jam dakord me 3 në mbrojtje është skema më e mirë. Si ka mundësi që ky Roshi nuk është në formacion?”, tha ai. “Pas ndeshjes së Francës thanë ku e gjetet që futet Roshin, hyri pak ditë më vonë ndaj Islandës në pjesën e dytë e zgjidhi ndeshjen. E dimë ku ka cilësitë dhe forcën e tij, ka probleme defensive e nuk e kemi përdorur gjatë gjithë ndeshjeve”, tha Bulku.

“Mendoj se më këtë skemë kemi nxjerrë nga fiqiri Roshin dhe Hysajn. Se Roshi nuk është titullar, e Hysaj po e nxjerrim nga loja në fund po zëvendësohet, nuk i marrim maksimumin”, tha Starova. /vipsport.al/

more recommended stories