Platini: “VAR” nuk i zgjidh problemet në futboll, është thjesht një m..

Sistemi “VAR” mori kritika të shumta që kur nisi të mendohej si një përdorim dhe hipotezat për ta përdorur kishin kundërshtime të shumta. Edhe sot që është bërë pjesë e futbollit dhe pretendon të zhdukë problemet, sërish ka polemika të shumta pas ndeshjeve dhe pakënaqësi nga klubet.

Në lidhje me të, ka folur edhe ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini i cili u shpreh se kurrë nuk e ka parë si zgjidhje për problemet. Ai shtoi se ky sistem nuk i heq problemet por vetëm i lëviz nga vendi dhe e konsideron vetëm një m…

“Do të më duhej një orë e gjysmë për të shpjeguar se pse “VAR” nuk i zgjidh problemet por vetëm i lëviz. Jam kundër “VAR”-it dhe mendoj se është vetëm një m… Jam ende 64 vjeç dhe mendoj për një mundësi tjetër,një tjetër aventurë por nuk dua të bëj gabime dhe prandaj po e mendoj”, u shpreh Platini. /Erjon Allaraj-VipSport.al/