Platini përfundon dënimin dhe është gati për sulm, kërkon dëmshpërblim të majmë

Mishel Platini është padyshim një nga figurat më të njohura të sportit dhe pak kohë më parë, u pezullua për 4 vite nga çdo aktivitet sportiv. Shkak për këtë penalizim u bë një pagesë që Platini kishte bërë kundër çdo rregulli duke u dënuar.

Dënimi i tij ka përfunduar tashmë dhe Platini është vënë në sulm për të marrë një dëmshpërblim që sipas tij është tarifë që i takon. ai pretendon se ka shumë paga të pa marra duke përfshirë këtu edhe shumë tarifa të tjera si edhe bonuse nga kontratat e tij.

Në total, bëhet fjalë për shpenzime që arrijnë deri në 7.2 milionë euro. Ai synon që tashmë pas dënimit, t’i rikthehet edhe një herë tjetër futbollit Europian teksa pritet të merret edhe një vendim në lidhje me kërkesat e tij. /Erjon Allaraj-VipSport.al/