Plas te Juventusi, Ronaldo braktis stadiumin para fundit të ndeshjes

Situatë kaotike të e Juventusi ku duket se trajneri Mauricio Sarri ka prishur marrëdhënien me yllin e skuadrës, Kristiano Ronaldo. Trajneri e ka zëvendësuar për të dytën ndeshje radhazi e këtë radhë portugezit nuk i pëlqeu aq shumë kjo situatë e krijuar.

Në minutën e 55-të, lojtari u kthye nga pankina dhe tha diçka në gjuhën portugeze para se të shkonte me shpejtësi drejt dhomave të zhveshjeve për të bërë dushin e jo të shkonte në pankinë për të ndjekur vazhdimin e ndeshjes.

Sipas mediave italiane, Ronaldo ka bërë dush dhe është larguar menjëherë nga stadiumi, disa minuta para fundi ttë ndeshjes, duke mos e ndjekur deri në fund sfidën e luajtur kundër Milanit që u fitua falë golit të Dibala, atij që i zuri vendin në fushën e lojës.

Në vitin e kaluar, lojtari zëvendësohej vetëm kur kishte rezultate të thella të siguruara apo për t’i menaxhuar forcat para ndeshjeve të rëndësishme në Europë. Por me Sarrin situata ka ndryshuar e kjo paralajmëron shkëndija te klubi italian. /vipsport.al/