Pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve dhe marrëveshja me Pumën, Siti barazon Juanjtid nga ana financiare

Mançester Siti ka pësuar një rritje të konsiderueshme në vitet e fundit, teksa “qytetarët” kanë shpenzuar pa limit me qëllimin për t’iu afruar disi “kushërinjve” të tyre të pasur, Mançester Junajtid. Edhe pse ka qenë e vështirë, duket se ia kanë dalë pasi në bilanci i të ardhurave për “Djajtë e Kuq” për sezonin 2019-2020 do të pësojë një rënie me 70 milionë paund, duke kapur kuotën e 560 milionë paund.

Në këtë bilanc ndikon jashtëzakonisht mospjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, ndërsa nga ana tjetër, Siti ka qenë rregullisht pjesë e Champions, ndërkohë që së fundmi do të firmosin edhe një marrëveshje tjetër me Pumën. Nga marrëveshja 10-vjeçare me gjigandët e Puma-s, klubi do të përfitojë 650 milionë paund.

Kjo është historike për Sitin, pasi gjithnjë kanë qenë nën hijen e Junajtid sa i përket të ardhurave financiare. Kështu “qytetarët” pritet të prekin një buxhet prej 560 milionë paund, po aq sa Junajtid. Dhe të mendosh që në sezonin 2007-2008, klubi kishte të ardhura vetëm 104 milionë paund. Një rritje e madhe, në të cilën ka ndikuar edhe kalimi i pronësisë tek Sheik Mansur United Group.