Pesë javë pa një fitore, te Besa gati masat nëse nuk ka kthesë

Besa në javët e fundit ka pasur oshilacione, e madje duke iu largua edhe pretendimeve për Superioren. Kavajasit e kanë fitoren e fundit në 5 tetor në fushën e tyre dhe më pas janë mundur në shtëpi, por edhe kanë barazuar apo janë mundur në transfertë.

Javën e shkuar, kavajasit janë mundur në Pogradec me skuadrën vendase dujke krijuar diferencë pikësh me vendin e parë që të çon në elitë, ndërsa duket se drejtuesit pritet që të marrin masa ndaj skuadrës që duket se nuk po funksionon ashtu siç pritet në javët e fundit.

Presidenti Bizhdili ka investuar gjatë merkatos ë verës e madje duke afruar lojtarë me karrierë të pasur por edhe nga Superiorja. Aktualisht, Besa ndodhet në vendin e shtatë në tabelën e renditjes dhe ka tetë pikë, pra 10 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Lushnja.

Në rast se nuk fitojnë këtë fundjavë në Devoll, atëherë në Kavajë me shumë gjasa do të ketë masa ndaj skuadrës…

E.S./Vipsport.al/