Përmeti sqaron borxhet e Skënderbeut dhe restorantin e ri

Ilir Përmeti drejtori i klubit korçar në një prononcim për “Rtshsport”, ka folur edhe një herë duke sqaruar të vërtetën e borxheve të skuadrës së Skënderbeut me borxhet, ku ditët e fundit është folur edhe për një dëbim nga restoranti ku hanin lojtarët…“Dua të bëj njoftim publik. Kemi bërë një lëvizje se ne kemi një marrëveshje sponsorizimi me restorantin e ri. Kështu që nuk mendoj se ka vend për alarm në këtë pikë”, – tha Përmeti.

Financat

Ilir Përmeti që vitet e fundit ka qenë shumë afër klubit korçar ka folur edhe për anën financiare. “Sipas tij: Skënderbeu problemet financiare i ka të zgjidhura. Ne duhet që vetëm të punojmë dhe të mos mendojmë për asgjë tjetër. Në tërë këto vite të gjithë kanë marrë atë që u takon dhe ë kanë firmosur në marrëveshje”.

Korçarët kanë mbyllur sot përgatitjet ant-Bylis dhe janë grumbulluar para transfertës që do të luajnë nesër në orën 13:30 në Ballsh me skuadrën vendase. Pa Dajën e Turtullin, bardhekuqtë do ta kenë shumë të vështirë në fushën e skuadrës që është duke u shfaqur solide.

E.S./Vipsport.al/