Peposhi: Bregu duhet dënuar, Gripshi luante volejboll para gjyqtarit!

Ardit Peposhi ishte protagonist në sfidën e zhvilluar në Ballsh mes Bylisit dhe Skënderbeut që përfundoi me rezultatin 3-2. Peposhi fitoi penalltinë të cilën Hidi nuk e ktheu dot në gol, ndërsa është bërë “viktimë”, e një penalltie të vjedhur nga ana e mesfushorit me tipare sulmuese të Skënderbeut, Dejvi Bregu që i ka vjedhur një penallti.

“Nuk e kam prekur fare Bregun,  nuk kishte asnjë lloj kontakti. Unë i shkova vetëm për ta trembur se e pashë që do rrëzohej kot. Shkova te anësori dhe i thash që nuk e kam prekur fare se kryesori ishte larg. I kërkova edhe anësorit Qirici që ta anulonte sepse ishte shumë afër aksionit, ndërsa e dha kryesori që ishte shumë larg!”

“Të gjithë kush e ka parë ndeshjen e pranuan që nuk ishte penallti, madje  edhe Bregu e pranoj vet pas ndeshjes. Të vjen keq se si të prishin ndeshjen ku përveç kësaj penalltie që është dhënë kot në dëmin tonë, na mohuan edhe një penallti tjetër te rasti i Gripshit. Në momentin që krosova  e preku topin me dorë si të ishte volejbollist! Po këtë gjyqtari nuk e ka parë dhe pse është shumë afër aksionit”, – tha Ardit Peposhi, një nga titullarët e Bylisit.

E.S./Vipsport.al/