Partizani i plotë, tani mendjen vetëm te Laçi

Partizani do të luajë me Laçin ditën e premte në orën 18:00, ndërsa stadiumi ende nuk është përcaktuar. Të kuqtë kanë nisur sot që të mendojnë për ndeshjen e radhës, ndërsa trajneri Lerda e ka pasur grupin më të plotë.

Janë rikthyer nga Kombëtarja A, Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi. Ndërkohë që me Shpresat ka qenë Esat Mala. Me Kombëtaren U-19 ka qenë i grumbulluar portieri i dytë i të kuqve, Livjo Malaj.

Ndërkohë që edhe Ekuban e Hakaj janë rikuperuar plotësisht dhe do të jenë gati për ndeshjen e rëndësishme ndaj kurbinasve, ku të kuqtë do të synojnë tri pikët për të vijuar kryesimin, e pse jo tashmë edhe për të filluar të thellojnë diferencën e pikëve me skuadrat rivale në Superiore.

E.S./Vipsport.al/