“Paratë futi në b….”, mesfushori i Napolit bën prapaktheu me djalin e presidentit

Napoli pësoi një humbje në kampionat ndaj Romës, duke trazuar ujërat në shtëpinë napolitane. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe në Champions u ndalën në një barazim nga Salcburgu duke e përkeqësuar më shumë situatën dhe presidenti De Laurentis kërkoi që skuadra të qëndronte e grumbulluar për disa kohë.

Kjo kërkesë e presidentit De Laurentis u hodh poshtë fillimisht nga trajneri Ançeloti dhe më pas nga futbollistët të cilët reaguan kundër. Pas ndeshjes ndaj Salcburgut, në dhomat e zhveshjes zbriti djali i presidentit, Edo De Laurentis i cili u përball me kundërshtimin e futbollistëve.

Alan ishte një nga më gjaknxehtit dhe ofendoi djalin e presidentit. “Do të largohemi! Paratë futini në b…”, ishte reagimi i tij ndaj djalit të presidentit. Mesa duket, ai është penduar për fjalët e thëna dhe mediat italiane raportojnë se mesfushori i ka kërkuar falje si presidentit, ashtu edhe djalit të tij për këtë veprim të nxituar. /Erjon Allaraj-VipSport.al/