Parashikimi i Muçës: Shoh Skënderbeun në 3-4 vendet e fundit në këtë kampionat

Shkëlqim Muça beson se Partizani është shumë më efikas me Jasir Asanin në fushën e lojës, siç e tregoi ndeshja sot ndaj Luftëtarit. Në “Rubrika Sportive” ai shpjegoi se me këtë lojtar në fushë, për Partizanin ishte më e thjesht për të krijuar në fazën ofensive.

“Nga kjo javë më ka bërë përshtypje ndeshja e Flamurtarit me Kukësin se pashë një Flamurtar më ndryshe se herë të tjera. Më befasoi loja, bëri një lojë ndryshe edhe pse humbi, ishte një ekip i transformuar sot, dha shenja të mira.

Partizani? Duke futur Asanin kishte një forcë më shumë në sulm, një lojtar që i jep impuls sulmit më shumë. Asani, Çinari e Bardhi kanë luajtur bashkë, loja e tyre është natyrale. Nga krahët, Partizani bëhet nga të dy krahët i befasishëm, është më i rrezikshëm dhe më bindës kështu siç luan. Trajneri reagoi me ndërrime shumë të mira. Kur futet Asani, ekipi ka tjetër ritëm, sidomos kur Asani luan në krah. Në qendër ka luajtur por nuk është aty ku duhet, në krah e ka më natyrale”, tha Muça.

Dueli mes Teutës dhe Tiranës
“Teuta u duk konfuze në pjesën e parë, Tirana mund ta kishte kapur edhe në kundërsulm në shumë raste. Me daljen e Hoxhallarit u zhvendos loja në minutat e fundit, por Teuta nuk dukej se kishte forcë. Tirana nuk po bënte asgjë për t’u kundërpërgjigjur e për të mbajtur ndeshjen, goli i barazimit ishte i rastësishëm. Ka mungesa për Vllazninë dhe çdo lojtar duket i rëndësishëm, sidomos Hoxhallari në mbrojtje. Është edhe Hasani në mesfushë se ai ka kombinime të mira me Ngo. Kur nuk është ai, Tirana ka vështirësi në lojë”.

Humbja e radhës e Skënderbeut
“Kemi parë oshilacione shumë të mëdha në këtë ekip që fiton e humb thellë. Por e shoh që me kalimin  e kohës motivimi është i vështirë, shosh vështirësi dhe e shoh Skënderbeun te 3-4 ekipet e fundit këtë kampionat”. /vipsport.al/