Pakënaqësi nga mos aktivizimi, sulmuesi i Lushnjës tregon të vërtetën

Arbër Allkanjari është një nga lojtarët me më shumë eksperiencë në radhët e skuadrës së Lushnjës këtë sezon. Krahas lagunarëve, Allkanjari ka qenë edhe pjesë e Dinamos në Kategorinë e Parë apo dhe Naftëtarit të Kuçovës.

Pak ditë më parë, për Allkanjarin u tha se ishte larguar nga Lushnja, e madje ka lënë edhe futbollin. Në fakt u duk paksa i habitshëm si lajm, aq më tepër që bëhet fjalë për një futbollist të moshës 29-vjeçare dhe që ka qenë titullarë sidomos në sezonin e shkuar kur edhe ka shënuar 4 gola.

Por, “Vipsport” ka mësuar se Arbër Allkanjari është larguar vetëm nga Lushnja dhe jo nga futbolli i luajtur. Sulmuesi e ka bërë publike një gjë të tillë edhe në profilin e tij në rrjetet sociale.

Allkanjari ka theksuar se është larguar nga Lushnja dhe është në pritje të ofertave për të gjetur një ekip tjetër për pjesën e dytë të sezonit.

E.S./Vipsport.al/