Nuk marrin fund problemet për Malagën, presidenti i La Ligas: Nuk kanë bërë ende sa duhet

Te Malaga aktivizohen dy futbollistët e Kombëtares, Keidi Bare dhe Armando Sadiku të cilët janë kthyer në titullarë te skuadra spanjolle. Megjithatë, ndryshe nga sezoni i shkuar ku luftohej për t’u ngjitur në La Liga, këtë sezon ka probleme të shumta në klub dhe kryesisht lidhet me aspektin financiar.

Në lidhje me këtë ka folur edhe vetë presidenti i La Ligas, Havier Tebas i cili e ka komentuar gjendjen e klubit. Ai u shpreh se klubi po punon për të zgjidhur problemet megjithatë ende nuk ka bërë aq sa duhet. Tebas u shpreh se ka bisedime me presidentin e klubit por duhen praktikuar gjërat dhe jo të mbeten në letër.

“Malaga ende nuk ka bërë aq sa duhet për të zgjidhur problemet që ka. Shifrat janë më të lehta nga sa ju e mendoni dhe duhen zeruar të gjitha. Ata duhet të bëjnë diçka dhe duhet të shohim nëse plani do të realizohet. Kam biseduar edhe me presidentin Shahen por nuk duhet të ketë vetëm telefonata por edhe punë për të zgjidhur problemet”, tha Tebas. /Erjon Allaraj-VipSport.al/