Nuk grumbullohet prej dy javësh për arsye disiplinore, drejtori teknik: Manaj nuk largohet, bast i klubit

Rej Manaj nuk është duke kaluar periudhën e tij më të mirë te skuadra e Albasetes. Sulmuesi këtë sezon ka treguar një formë të mirë, ndërsa ia ka dalë të shënojë edhe dy gola për klubin spanjoll.

Ndërkohë, paraqitjet pozitive nuk kanë munguar as me Kombëtaren, megjithatë në momentin më të mirë, lushnjari është dënuar nga klubi për thyerje të disiplinës. Në këtë formë, 24-vjeçari nuk është grumbulluar në dy javët e fundit të Segunda Division. Kështu, u shtuan edhe zërat se Manaj mund të largohet nga Albasete pasi marrëdhëniet me klubin ishin krisur. Por, ai që ka mohuar këtë mundësi ka qenë drejtori sportiv i Albasete, Mauro Perez.

Drejtori është shprehur se shqiptari nuk do të largohet dhe se ai është një bast për klubin. “ Deri në ditën e sotme nuk e kemi në plan ta largojmë. Ai është një bast për klubin, por edhe klubi është një bast për Manaj. Është një lojtar plus për ne dhe e dimë se trajneri do ta përdorë kur të mendojë se ai do të jetë gati”, u shpreh drejtori sportiv i spanjollëve. /Egi Çabeli-VipSport.al/