Nuk është më favorit, Joakim Lëv: Gjashtë kombëtare janë para Gjermanisë për Europianin

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, pranon se përfaqësuesja që ai drejton është ende një eksperiment dhe po mundohet në çdo mënyrë që të rregullojë gjithçka për të arritur pak nga pak ata që janë përpara. Sipas tij, janë të paktën 6 ekipe të cilat aktualisht janë më favorite se Gjermania për fitoren e Euro 2020 dhe aty përfshin edhe një rivale nga grupi eliminator.

“Skuadra si Anglia, Franca, Spanja, Italia, Belgjika dhe Holanda janë para nesh. Ata e kanë bërë tashmë ndërrimin e brezave. Kjo është arsyeja se pse nuk e shoh veten mes favoritëve për të fituar Kampionatin Europian”, ishin fjalët e Lëv në konferencën e fundit për shtyp para sfidës me Irlandën e Veriut.

Kjo do të jetë ndeshja e 181 e trajnerit në pankinën e Gjermanisë, me një rekord prej 116 fitoresh, 34 barazimesh dhe 30 humbjesh. “Gjithsesi duhet t’u bëj komplimente djemve. Kualifikimi është mbi gjithçka tjetër dhe kjo është ajo që bënë këta djem. Ne kishim një vit të vështirë, ndryshime, pastaj më shumë se 10 lojtarë pësuan dëmtime. Por ia dolëm me qetësi që të kualifikoheshim”, tha ai. /vipsport.al/