Notat nga Eurosport/ Ndali Sitin në Champions, vlerësim maksimal për mbrojtësin e Kombëtares

Atalanta ia doli në mbrëmjen e djeshme të merrte pikën e parë në Champions League teksa ndali në një barazim 1-1 Mançester Sitin. Kjo ishte edhe pika e parë historike e italianëve në debutimin e tyre në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Pjesë e këtij triumfi ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, i cili është një nga titullarët e Atalantës. Paraqitja e shtatlartit është vlerësuar me notën 7 nga Eurosport. Një notë e cila është edhe një nga më të lartat për ekipin e Atalantës. “ Në vështirësi të mëdha kur i duhet të përballet me një klient të vështirë si Mahrez në të majtë. Ndëshkohet me karton të verdhë pas gjysmë ore, por prej aty më pas fillon një ndeshje tjetër për të.

Mbyll hapësirat për Mahrez dhe bëhet i rrezikshëm në sulm, veçanërisht në goditjet e dënimit. I shkon shumë pranë golit të përmbysjes me një goditje me kokë nga goditja këndore”, shkruhej në përshkrimin e paraqitjes për Gjimshitin nga Eurosport.  /Egi Çabeli-VipSport.al/