Nexhipi: Gabimet e gjyqtarëve, fenomen i përsëritur. E keqe nëse bëhen me tendencë

Nderim Nexhipi e pranon se Kukësi është shumë larg pritshmërisë në këtë kampionat. Në studion e “Sport News Plus” ai foli për situatën që po kalon skuadra, larg të zakonshme, si dhe për disa gabime që ka bërë ekipi, por edhe gjyqtarët që kanë ndikuar në pikët e skuadrës.

 “Nuk e kemi nisur mirë kampionatin, është shumë i çuditshëm, se në renditje ka ekipe shumë lart e me pikë të barabarta. Nuk e kemi filluar mirë kampionatin, kemi pasur shumë lëkundje, ndoshta kanë ndikuar dëmtimet.

Shpresojmë që nga kjo humbje të këtë ndryshime e të fillojmë të përmirësohemi se kemi potencial. Duhet të reflektojë ekipi e të marrë rezultatet pozitive. Me 18 pikë në 12 ndeshje është shumë pak për një ekip si Kukësi.

Kjo ndeshje nuk kishte shumë raste për të shënuar nga dy ekipet, e vendosi një episod. Përshtypja e parë në stadium ishte që nuk ishte penalti, e dha gjyqtari pas portë. Ky është fenomen që na është përsëritur, edhe me Laçin në Shkodër nuk na është dhënë një penalti e dukshme, nuk na kanë dhënë në Durrës e Ballsh dhe ka ndikuar. Në Laç dihet që është e vështirë të marrësh pikë dhe pastaj një vendim i arbitrit e vendosi këtë ndeshje.

Ka njerëz që investojnë shumë në futboll dhe nëse bëhet me tendencë gabimi, do të ishte shumë e keqe. Gabime ka e do të ndodhin, por shpresojmë që të mos jenë me tendencë” tha Nexhipi. /vipsport.al/