Nejmar trazon sërish ujërat në Paris dhe “këshillon” Tuhel: Mos u mërzit, lumturohu

Nejmar vazhdon të jetë një nga protagonistët në Paris, ku përveç golave që po i shënon rregullisht, ai ka sjellë sërish probleme dhe po merr kritika të shumta. Së fundmi, Nejmar ishte në turneun “Davis Cup” dhe kjo gjë nuk i pëlqeu trajnerit i cili kërkon që Nejmar të përqendrohet më shumë në futboll dhe jo në jetën jashtë saj.

Në konferencën për shtyp, ai e kritikoi por shtoi se nuk është as babai i tij dhe as polic që ta ndalojë për ato që bën. Sakaq, Nejmar duket se ka një përgjigje për kritikat dhe sërish ka sjellë polemika nga një postim i publikuar në “Instagram”.

“Në jetë ka shumë probleme, por ku je i mërzitur i dyfishon ato. Mos u mërzit, lumturohu”, shkruan Nejmar teksa i ka bashkangjitur një foto duke qeshur në stërvitje me PSG-në, që duket sikur i jep këshillë trajnerit Tuhel. /Erjon Allaraj-VipSport.al/