Në Lushnjë japin lajmin, gati të rikthehet sulmuesi me eksperiencë në Superiore

Në Lushnjë po vuajnë në sulm, e sidomos tashmë që Fatjon Sefa nuk është pjesë e skuadrës prej disa javësh, për shkak të një dëmtimi që po zgjat. Skuadra këtë e ka treguar në ndeshjet e fundit. Gjithsesi, lagunarët kanë nisur që të mendojnë qysh tani për të ardhmen, e sidomos pjesën e dytë të sezonit.

Lushnja po synon që të rikthehet në elitë, por kjo duket e vështirë edhe për shkak se konkurrenca është e madhe. Apolonia e Besa, pa harruare dhe Pogradecin simpatik duket se do të rivalizojnë deri në fund me lagunarët.

Në seancat stërvitore me Lushnjën ka dalë edhe sulmuesi që ka eksperiencë të madhe në elitën e futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për Brunild Pepën, që krahas Lushnjës, më parë ka qenë pjesë e ekipeve të Teutës, Tomorit, Bylisit apo dhe Kastriotit, por ka provuar që të luajë edhe në elitën e futbollit kosovar dhe Flamurtarin e Vlorës.

Natyrisht, që rikthimi i Pepës, një sulmues me eksperiencë do t’i bënte mirë vijës së parë të lagunarëve….

E.S./Vipsport.al/