Në Korçë duan “kokën” e Tiranës, Pëllumbi rrit adrenalinën

Në Korçë rrallë kanë dalë futbollistë të talentuar vitet e fundit, por padyshim një nga ata që po spikat me korçarët në elitë është Jorgo Pëllumbi. Klubi dhe presidenca kanë investuar shumë tek ai, i cili ka tri sezone si pjesë e skuadrës së parë, ndërsa dy vitet e fundit po luan si titullarë.

Ka fituar një vend ën Shpresa, e ndërkohë që drejtuesit po përgatiten që ta afirmojnë dhe ta shesin.

Tashmë në rolin e titullarit, në një prononcim për “Rtshsport”, Pëllumbi, vetëm 19-vjeç, në prag të ndeshjes me Tiranën ka pohuar: “Luajmë një ndeshje të rëndësishme. Ne lojtarët e rinj ndihemi mirë sepse kemi edhe mbështetjen e lojtarëve me eksperiencë. Na rrinë afër dhe na flasin dhe kjo na shërben që ne të rritemi akoma më shumë profesionalisht, – tha shtatlarti korçar.

Sipas Pëllumbit, tashmë skuadra do të synojë më të mirën edhe ndaj Tiranës, aq më tepër që luan në stadiumin e vet. Në mbyllje të prononcimit, Pëllumbi, pas fitores në Ballsh, në çdo ndeshje tashmë do të kërkojmë më të mirën. Unë mendoj se ky Skënderbe ka “këllqe” që të luaj denjësisht me çdo ekip dhe të marrim më të mirën”.

E.Saliu/Vipsport.al/

more recommended stories