Në Itali janë të bindur, Juventus do të tentojë të marrë Kilian Mbapen

Juventusi është kthyer në vitet e fundit në një nga skuadrat më të mira në botë, duke u kthyer padyshimnë favoritin kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve. Megjithatë, ky trofe i shumëdëshiruar po i mungon bardhezinjve pavarësisht shpenzimeve kolosale në merkato duke afruar edhe futbollistë me shumë emër.

Sakaq, “Tuttosport” raporton se Juventusi pritet të jetë shumë aktiv edhe në merkaton e verës dhe do të synojë të afrojë të tjerë emra. Dëshira e madhe e bardhzinjve mban emrin e Kilian Mbapes i cili aktualisht vlerësohet 380 milionë euro dhe praktikisht duket e pamundur për të siguruar shërbimet e tij.

Përveç kartonit të tij, Mbape paguhet edhe rreth 20 milionë euro në sezon dhe merr më shumë se Kristiano Ronaldo që është më i paguari te bardhezinjtë. Klubi nga Torino, ka nisur tashmë të mendojë si mund të justifikojë të ardhurat nëse blen kartonin e tij teksa një shumë e konsiderueshme pritet të vijë edhe nga shitjet e fanellave, ashtu siç ndodhte me Ronaldon. /Erjon Allaraj-VipSport.al/