Në Fier kërkojnë të sfidojnë kohën për stadiumin

Apolonia do të luajë ndeshjen e radhës me Orikumin në “shtëpi” sipas kalendarit, e madje fierakët kanë një shans të mirë, pasi kanë dy sfida radhazi, pasi presin edhe Elbasanin dy javë më vonë.

Në Fier nuk ka pushim as në fundjavë, e madje janë duke punuar që të kenë gati impiantin në ndeshjen e radhës me orikasit. Stadiumi ka përfunduar dhe bari ka zënë vend. Janë bërë ndërhyrje në pankina, rrethimin e jashtëm dhe të brendshëm.

Ndaj edhe po punohet që të jetë gati edhe mbulesa e tribunës, në mënyrë që ndaj Orikumit të luhet në “Loni Papuçiu”.

E.S./Vipsport.al/