Në Devoll e kanë me gjykimin: Goli i parë, i parregullt!

Devolli këtë sezon është duke u paraqitur mjaft mirë në Kategorinë e Parë. Skuadra e trajnerit të mirënjohur, Stavri Nica deri më tani ka një ecuri prej pretendenti, ndonëse vjen nga Kategoria e Dytë.

Por, ajo që duhet theksuar se është devollinjtë kanë ngritur zërin pas disfatës në fushën e tyre me Apoloninë, ku pësuan një humbje minimale me rezultatin 1-2. Në fakt, jo pse humbën, por nga mënyra se si u mundën devollinjtë kanë kontestime për gjykimin. Sipas tyre, goli i parë i fierakëve ishte i parregullt, pasi topi kishte dalë jashtë vijave anësore.

Ndaj edhe devollinjtë kanë pretendimet e tyre duke reaguar dhe kërkojnë që të ketë drejtësi në ndeshjet e tjera të këtij sezoni…Ja postimi që ka bërë klubi devolli në “Facebook”…