Në Angli janë të sigurt, Siti dhe Bajern ideojnë shkëmbimin e vitit

Zërat e merkatos nuk kanë fund kurrë në futbollin europian dhe që tani po flitet për një lëvizje të dyfishtë e cila mund të ndryshojë dy nga skuadrat kryesore në panoramën e futbolli në kontinent, Bajern Mynih dhe Mançester Sitit. Sipas “Sky Sport”, ideja që ka lindur së fundmi është ajo e shkëmbimit të Leroi Sane me Kingslei Koman.

Leroi Sane mendohet se do të largohet gjatë verës dhe media angleze insiston se Pep Guardiola ka gjetur që tani zëvendësuesin ideal, Kingslei Koman, i cili është pjesë e bavarezëve të cilët janë më të interesuarit për futbollistin gjerman.

Bajerni kërkoi që në verë lojtarin dhe mendohej se do të siguronte firmën e tij, por Sane pësoi një dëmtim të rëndë në ligamente dhe do të qëndrojë edhe disa muaj jashtë. Megjithatë, bavarezët pritet të bëjnë ofertë konkrete për të përsëri në verën e ardhshme. Mendohet se Bajernit do t’i duhen të paktën 100 milonë euro për të blerë futbollistin, ndërsa vlera e Koman është rreth 60 milionë euro. Ndaj shkëmbimi i mundshëm do të ishte një marrëveshje me leverdi për kampionët e Gjermanisë. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan